Së bashku arrijmë më shumë!
Çdo dërgesë ndërton një partneritet.

MCM Cargo Logistics është një kompani logjistike e orientuar drejt ekselencës, e specializuar në ofrimin e zgjidhjeve të integruara të transportit rrugor, ajror, detar dhe hekurudhor.
Me fokus në besueshmëri, efikasitet dhe transparencë, ne lidhim bizneset me tregjet globale përmes një rrjeti të fuqishëm partnerësh dhe standardesh ndërkombëtare.

Çdo operacion mbështetet nga procese të optimizuara, infrastrukturë moderne dhe ekspertizë profesionale, duke siguruar që çdo dërgesë të trajtohet me saktësi, siguri dhe përkushtim maksimal. Ekspertizë Globale. Standarde Ndërkombëtare.

Si IATA Cargo Agent, MCM Cargo Logistics operon sipas standardeve më të larta të industrisë globale të transportit dhe logjistikës. Bashkëpunimi me linja ajrore, operatorë logjistikë dhe partnerë strategjikë ndërkombëtarë na mundëson të ofrojmë zgjidhje të besueshme dhe konkurruese për çdo destinacion.

Vizioni ynë është i qartë: të jemi partneri i parë i zgjedhur për bizneset që kërkojnë shërbime logjistike të sigurta, efikase dhe të integruara.
Për ne, çdo dërgesë është më shumë se transport — është një marrëdhënie afatgjatë e ndërtuar mbi besim, profesionalizëm dhe rezultate.

Historiku ynë

Momente & Milestone

1988

Themelimi

Themelimi i MCM Travel më 15 mars në Prishtinë.

1988
1994

Anëtarësimi në IATA

MCM Travel bëhet agjensioni i parë në Kosovë me status IATA.

1994
1996

Sistemi Amadeus

Lidhja me sistemin global të rezervimeve Amadeus – pionier në Kosovë.

1996
2000

Avioexpress & Kasabanka

Hapja e Avioexpress (Tour Operator për Charter Airlines) dhe themelimi i Kasabankës, ku MCM Group ishte aksionar kryesor.

2000
2003

Tre agjenci të reja

Zgjerimi me Club Travel, Inter Travel dhe M Travel.

2003
2004

Formimi i MCM Cargo Logistics

Kompani e fokusuar ekskluzivisht në transportin e mallrave nga/tek Aeroporti i Prishtinës. Përfaqësim cargo për Austrian, Lufthansa, Turkish dhe MALEV.

2004
2008

NLB Banka

MCM Group bëhet aksionar në NLB Banka.

2008
2010

Zgjerim ndërkombëtar

Përfaqësim i Turkish, Pegasus, Lufthansa, Swiss, Croatia, TAP Portugal, Blue Panorama, Czech, Finnair, Hahn Air, Malaysia, Air Madagascar, Montenegro, Air Berlin, TUI Fly Belgium, Aegean.

2010
2012

MCM Commodities

Kompania e parë e tregtimit të energjisë elektrike në Kosovë.

2012
2024

Transport Rrugor & Detar

Zgjerimi i MCM Cargo Logistics me dy shërbime të reja: Transport Rrugor dhe Transport Detar.

2024
2025

Hekurudhor & Multimodal

Zgjerimi i dytë i MCM Cargo Logistics me Transport Hekurudhor dhe Transport Multimodal.

2025
17 Shkurt 2026

IATA Cargo Agent

MCM Cargo Logistics bëhet kompania e parë në Kosovë e akredituar si IATA Cargo Agent — lider absolut në logjistikën ajrore.

2026
Sot

23 zyra në 7 vende

MCM Group është konglomerat me 23 zyra në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Bosnje, Turqi, Gjermani dhe New York. MCM Cargo Logistics — lider në logjistikë.

sot

MĂ« 15 Mars 1988 u themelua vizioni i MCM,

duke shënuar fillimin e një rrugëtimi të qëndrueshëm!

Nga një ide e guximshme, sot jemi një rrjet global që transformon logjistikën në një avantazh strategjik.

Shërbimet e MCM Cargo Logistics!

Së bashku arrijmë më shumë!

Faleminderit bashkëpunëtorëve tanë për besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm. Mbështetja juaj është forca që na shtyn të sfidojmë konvencionet, të krijojmë zgjidhje që kanë ndikim dhe të ndërtojmë logjistikë që sjell vlerë reale.

IATA IATA IATA IATA

Me partneritetet tona strategjike, çdo hap drejt së ardhmes bëhet më i fuqishëm dhe më inovativ.

Dy inovacione nga MCM Cargo Logistics!

Gati të transformojmë rrjedhën e mallrave?
Bashkohu me ne.

Kontaktoni ekipin tonë të ekspertëve!